Moti i ndryshueshëm, priten reshje të dobëta shiu në orët e pasdites

TË FUNDIT

 Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, pasdite do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë. 

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, gjithashtu, informojnë se nën ndikimin e valëve të ftohta të lagështisë vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme priten të enjten në fund të ditës, gjatë natës dhe të premten.