Rreth 250.000 shtëpi në Francë sot kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa qarkullimi i trenave nga Normandia deri në Paris është ndërprerë pas erës së fuqishme që e goditu pjesën veriore të Francës, Holandës dhe Belgjikës. Mediat lokale njoftuan se katër persona janë lënduar në qytetin holandez Barendreht, i cili gjendet në jug të Roterdamit, ndërsa era e fuqishme herët në mëngjes ka çrrënjosur çati dhe drunj.
Moti i ligë fillimisht e goditi bregun e Atlantikut në afërsi të Britanisë së Madhe dhe pasdite dhe më pas gjatë natës ka lëvizur drejt lindjes. Shërbimi meteorologjik francez ka dhënë alarm meteorologjik në pjesën veriperëndimore të vendit, I cili kufizohet me Belgjikën dhe Luksemburgun. Erërat deri në 175 kilometra në orë e kanë goditur qytetin normandik, Fekamp, kumtoi shërbimi meteorologjik… Komunikacioni hekurudhor është në ndërprerje në rajonet Normandia dhe Shampanj-Arden, si dhe në disa pjesë të rajonit të Parisit.
Shërbimi meteorologjik kombëtar gjerman paralajmëroi se erërat do të jenë me shpejtësi prej 105 km/h në veri dhe verilindje të shtetit, ndërsa deri në 120km/h në zonat malore.
