Moti i ligë kaplon një pjesë të Spanjës, vërshime në rrugë

TË FUNDIT

Spanja u godit nga stuhi të fuqishme të shtunën.

Një persona ka humbur jetën si pasojë e stuhisë e përmbytjeve. Gjithashtu, stuhia bëri që aeroporti i Valencias të mbyllej e la mijëra pa energji elektrike.

Zona më e goditur deri më tani është rajoni i Valencias, ku disa qytete kanë filluar t’i ngjajnë Venecias pas reshjeve të rrëmbyeshme.

Sipas agjencisë meteorologjike spanjolle AEMET, stacioni i motit në aeroportin e Valencias regjistroi 66.1 litra shi për metër katror në vetëm një orë – reshjet më intensive të regjistruara për muajin nëntor dhe i treti më i rrëmbyeshëm në histori të regjistruar.

Shiu i rrëmbyeshëm shoqërohet me erëra të forta, breshër dhe rrufe.