Moti do të jetë me vranësira, pasdite do të fillojnë të reshura të shiut

TË FUNDIT

Moti në vend paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite, duke filluar nga perëndimi, do të fillojnë të reshura të shiut, në male borë.

Në orët e mbrëmjes të reshurat do të intensifikohen, posaçërisht në pjesët perëndimore, ku në disa vende do të jenë të mëdha dhe të përcjellura me erë të fuqishme jugperëndimore. Në male shtresa e borës do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri 6 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri 14 gardë Celsius.

Në Shkup, kryesisht mot me vranësira. Pasdite do të ketë të reshura të shiut dhe do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugpore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 10 gradë Ceklsius.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit nga e hëna nga fundi i ditës, reshjet do të kthehen në borë edhe në disa vende më të larta. Të martën dhe të mërkurën, do të mbizotërojë moti i ftohtë me erë të fortë veriore dhe reshje të përkohshme, kryesisht me borë.