Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, më e theksuar në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte të paraqitjes të shiut të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 2 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë.
Pason periudhë e motit të qëndrueshëm. Mëngjeset do të jenë më të ftohta, ndërsa temperatura ditore do të shënojë rritje të butë. Në mëngjes nëpër lugina gjatë mesjavës do të ketë kushte të paraqitjes së mjegullës.
