Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite reshje lokale dhe bubullima

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në disa zona priten procese atmosferike më intensive, me reshje të dendura shiu mbi 15 litra për metër katror, bubullima, erë me shpejtësi mbi 60 km/orë, si dhe stuhi të shkurtra të shoqëruara me breshër.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalja nga 22 deri në 34 gradë.

Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës ka kushte për stuhi afatshkurtra me reshje më të dendura dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga mesi i javës së ardhshme pritet mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar deri e fuqishme nga veriu, ndërsa në ditët në vijim erë mesatare deri e përforcuar veriore.