Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Paradite nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të vogla të cilat gjatë ditës do të ulen.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 7 deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite mot me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta, të cilat gjatë ditës do të ulen. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 9 gradë.
Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë. Nëpër lugina në orët e paradites do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. f
