Mot me diell dhe vranësira, pasdite priten reshje shiu

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira dhe i nxehtë me periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje të dendura lokale, bubullima dhe erë të fortë. Vende-vende do të ketë kushte për mot të keq me erë të fortë dhe paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë lehtë deri e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup, me diell dhe nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë 37 gradë.

Gjatë kësaj jave, moti do të jetë kryesisht stabil dhe me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Nesër pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta. Vende-vende, do të ketë kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër.