Mot me diell dhe me vranësira mesatare

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila në disa zona herë pas here do të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 50 km/orë.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë më e fuqishme. Temperatura minimale do të zbresë në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 32 gradë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë javës në vijim, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Do të vazhdojë të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, me përforcime të herëpashershme në disa zona.

Në orët e pasdites priten kushte për paraqitje lokale të motit jostabil, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë, veçanërisht të martën.