Sipas sinoptikanëve, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite priten kushte për reshje të izoluara shiu afatshkurtër, bubullima dhe erë më të fuqishme. Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup, gjithashtu pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Sipas parashikimeve, temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
Nga Uprava për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të motit jostabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë.
Të enjten, në më shumë vende moti do të jetë jostabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të fuqishme. Lokalisht, proceset mund të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura, shkarkime elektrike, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të breshrit.
