Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave.
Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave, erës së fortë dhe paraqitjes së izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa pjesë të luginës i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë.
Nga DPHM njoftojnë se në ditët e fundjavës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të breshrit. Në disa lokacione do të ketë procese më intensive në formë të stuhisë me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave, erës së fortë dhe paraqitjes së izoluar të breshrit.
Të hënën do të ketë shi të përkohshëm lokal, ndërsa nga dita e martë stabilizim të motit.
