Mot i nxehtë, temperaturat deri në 38°C

TË FUNDIT

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite, në rajonet malore do të ketë shtim të vranësirave dhe kushte për reshje të shkurtra shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Nga e enjtja pritet një periudhë me mot kryesisht stabil dhe shumë të ngrohtë. Të shtunën, në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri të shoqëruar me erë të përforcuar, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Gjatë ditëve të fundjavës, në disa zona temperatura e ditës pritet të kalojë 40 gradë Celsius.