Mot i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë në ditët në vijim! Sot temperatura minimale 4°C në Kodër të Diellit, 13 cm borë!

TË FUNDIT

Sot në mëngjes, temperatura më e ulët prej 4°C është regjistruar në Kodër të Diellit. Pas saj vijojnë: 6°C Krushevë dhe Lazaropole, 7°C Kriva Pallankë, Berovë, Hanet e Mavrovës, 9°C Pretor, Manastir, Prilep, Vinicë, 10°C Tetovë, Ohër, Kumanovë, Shtip, Veles, Kavadar, Strumicë, 11°C Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapija, Gjevgjeli, njofton DPHM.

Sipas të dhënave të DPHM, më së shumti shi gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Manastir, 11 litra për metër katror. Pas saj vijojnë: 10 Pretor, 8 Topolçani, 6 Krushevë, 4 Ohër, Kavadarci, 2 Shkup-Petrovec, Veles, Strumicë, Berovë, 1 Kumanovë, Shtip, Demir Kapija, Gjevgjeli, Kodër e Diellit.

Në Kodër të Diellit shtresa e borës është 13 centimetra.

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 15 deri në 21 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, në ditët në vijim pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht të ngrohtë, me periudha me diell gjatë ditës.

Deri të premten do të fryjë erë e fuqishme juglindore, e cila përgjatë luginës së Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Gjatë fundjavës era do të ndryshojë drejtim në veri, me intensitet mesatar.