Mot i ndryshueshëm dhe me shi të rrëmbyeshëm

TË FUNDIT

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me periudha me diell. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë prej 22 deri në 31 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me  periudha me diell.  Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. UV=7.

Temperatura minimale do të arrijë  deri në 17, ndërsa ajo ditore deri  në 29 gradë Celsius.