Mot i keq në Gjermani, vërshimet para vete morën shtëpi dhe vetura, ka edhe viktima

TË FUNDIT

Të paktën 33 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dhjetëra qytetarë janë evidentuar si të zhdukur në Gjermani, pasi që moti i keq dhe shiu i furishëm shndërroi përrenjtë e vegjël dhe rrugët në lumenj të cilët merrnin gjithçka para vetes, shtëpi, automjete dhe ura.

Autoritetet e zonës perëndimore Euskirchen të enjten shpallën se atje janë paraqitur 8 të vdekur si pasojë e vërshimeve.

Banorët e zonave të goditura thonë se pasojat dhe dëmet i ngjajnë atyre të sulmeve me bombë. Pamja është si në luftën e dytë botërore, thonë ata.

 “Unë do të thoja se në këtë periudhë kohore të vitit, kjo është shumë keq. Posaçërisht nëse shikoni këtu, gjithandej ka baltë, nëpër shtëpi, ura u shemb, më poshtë edhe shtëpi kanë rrëshqitur. D.m.th. kjo është gjendje e jashtëzakonshme si në Luftën e dytë botërore”, tha Zigfrid Berg – banor.

 “Me shumë gjasa i gjithë rajoni nuk ka energji elektrike. Këtë që po shihni këtu është më keq se pas sulmit me bombë. Me siguri do të ketë pasoja 10 vite. Njerëzit janë të thyer, bizneset të shkatërruara…D.m.th. tani është tmerr”, shtoi Roza Lahgner – banore.

Aksionet për shpëtim po zhvillohen me ritëm të ngadaltë për shkak të dëmtimit të linjës telefonike, internetit, por edhe energjisë elektrike. Pothuajse në gjithë rajonin jug perëndimorë të Kelnit, këto linja janë ndërprerë.

Autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme në rajonin e Gjermanisë perëndimore dhe Qendrore. Dëmi i përgjithshëm gjithashtu ende nuk dihet për shkak se shumë fshatra nuk kanë qasje për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe të bllokuara. Linjat e hekurudhës drejt zonave më të mëdha në pothuajse gjithë Rajna Veriore-Vestfalija janë ndërpre, i cili është rajoni më i banueshëm në Gjermani.

Autoritetet në rajonin e Rajna-Sig në jug të Kelnit kanë urdhëruar evakuim të disa fshatrave në Pendën Steinbachtal për shkak të frikës se mund të shpërthejë uji.

Shërbimi meteorologjik gjerman parasheh që gjatë ditës së sotme intensiteti i reshjeve të shiu të ulet./TV21