Mosharmonizime ligjore, ndërtime të pasigurta! Ligji parasheh të ketë dy mendime nga ITSI, rregullorja nuk e kërkon

TË FUNDIT

Mangësitë në rregulloren e ministrisë së Transportit dhe mos leximi siç duhet i ligjit nga ana komunave ka bërë që shumë objekte të mos kenë dy mendime sa i përket konstruksionit të objektit.

Edhe pse me Ligjin për ndërtim, në nenet 87 dhe 90-b, qartë përcaktohet se për lëshimin e një objekti me mbi 300 metra katror duhet të ketë dy mendime nga Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike, në rregulloren e Ministrisë së Transportit kjo gjë nuk kërkohet. Kjo nënkupton se një objekt, qoftë edhe shtatë kat, mund të lëshohet në përdorim pa i pasur dy mendime nga Instituti që parashihen me ligj, por nuk parashihen me rregulloren e Ministrisë.

Në letër mund të jetë projekti i shkëlqyer, pjesa e dytë aty edhe ku ndërtohet objekti ka edhe kompleksitetin e vet, pas marrjes së lejes shkohet tek lokacioni dhe fillojnë aktivitetet e ndërtimit dhe në këtë pjesë, dy herë duhet që të na thërrasë realizuesi gjegjësisht investitori ku do ta fillojë konstruksionin e ndërtimit dhe ne shkojmë me pajisje speciale nuk e dëmtojmë objektin të shohim me çfarë materiali është ndërtuar dhe gjërat konstruktive që e mbajnë objektin janë në përputhje me projektin, dy herë dhe dy herë japim mendim pozitiv dhe ky mendim i duhet investitorit që ta regjistrojë në kadastër dhe të marrë leje për përdorim”, tha Viktor Hristovski, udhëheqës i Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike.

Edhe dekani i Fakultetit Shkencave Zbatuara në Universitetin e Tetovës Enis Jakupi thotë në objektet e larta duhet të kryhet inspektim i mirëfilltë dhe inspektorati duhet të kontrollojnë, si projektin ashtu edhe cilësinë e materialeve.

“Unë jam i mendimit se në Maqedoni tash edhe pse është ligji për ndërtim në ndryshim duhet të bëjë çmos që objekti gjatë ndërtimit të ketë kontroll  dhe  në fund të bëhet pranimi objektit i mirëfilltë, si është i mirëfilltë, me ekspertizë jo me një shënim se i plotëson kushtet objekti, jo duhet të dilet të kontrollohet për shkak se në objekte çdo ditë mbahet ditar çka punohet, në objekt çdo ditë behët libër ndërtimor dhe inspektori ndërrimit s’e ka për obligim të dalë vetëm ta shohë a  është me leje ose është bërë më i madh ose i vogël, por ai duhet të dalë të kontrollon cilësinë, gjithë barra na bie nga mos inspektimi i inspektorëve në terren”, pohoi Enis Jakupi, dekan i Fakultetit shkencave zbatuara në Universitetin e Tetovës.

Rregullorja që përcakton formën dhe mënyrën se si bëhet raporti për pranimin teknik e përcakton Ministria e Transportit (GZ 13/ datë 23.1.2013) nuk është harmonizuar me ndryshimet e reja të ligjit për ndërtim (gz 163 / datë 26.11.2013) ku shtohet neni 4-a e ku parashihet Mendimi 1 dhe Mendimi 2. Ky handikap ligjor u mundëson ndërtuesve të ndërtojnë ndërtesa shumë katëshe pa mos pasur një konstruksion të sigurt dhe  të qëndrueshëm.