Një storje “lufte” me triumf suksesi. Kërçovari Rahman Bajrami luftoi me Kancerin në prostatë që nga viti 2006 kur u diganostifikua për herë të parë. Që atëherë ai filloi trajtimet në Bazel të Zvicër aty ku vepronte dhe jetonte.
Një herë e mposhti kancerin, por 5 vite më vonë pa pritur e kujtuar ai ju shfaq sërish në pjesë tjera të trupit.
Tani i duhej më shumë forcë dhe përkushtim për ta mundur sërish. Ai thotë se këtë e bëri me përkushtim të madh dhe vullnet për të jetuar. Ky është mesazhi që na e përcjell zotëri Bajrami.
“Nëse nuk mund ta ndryshosh mendjen tënde, nuk mund ta ndryshosh jetën tënde. Mos u dorëzo kurrë — vazhdo përpara, t’i mund të fitosh”, tha Rexhep Bajrami
Mjekët e Klinikës të cilët janë marrë me trajtimin e Bajramit prej vitesh, tregojnë se pacienti i tyre ka qenë shumë i rregullt dhe i përkushtuar.
“Studimi ynë është një provë klinike e fazës një, e dizajnuar për të përkthyer një radiopharmaceutical të ri nga zhvillimi preklinik tek mjekësia humane, që do të kryhet në dy pjesë. Fillimisht, në fazën 1a do të bëjmë një krahasim “kokë më kokë” midis këtij radiopharmaceutical-i të ri dhe standardit me aktivitet shumë të ulët, në mënyrë që të identifikojmë çdo efekt të paparashikuar anësor, nëse ka. Më pas do të kryejmë një studim të eskalimit të dozës për të identifikuar dhe për të kuptuar më mirë performancën e këtij radiopharmaceutical-i të ri. Qëllimi përfundimtar i studimit është të shohim cili është aktiviteti biologjik optimal që mund të kontrollohet te pacientët në mënyrë të sigurt për efikasitet maksimal të trajtimit”, tha Alin Florin Chirindel
Rexhep Bajrami është shembulli më pozitiv i mundshëm për luftën disa vjeçare me kancerin, thonë nga Klinika, duke treguar se shërim ka për çdo gjë nëse ne jemi gati ta përballojmë dhe luftojmë.