Morena Taraku trondit ndjekësit, ndan dhimbjen e fshehur me foto nga spitali

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ndjeshëm nga jeta personale.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka publikuar një fotografi të realizuar nga shtrati i spitalit, duke zbuluar se aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor.

Morena shfaqet me një fashë mjekësore në zonën e barkut, teksa e ka shoqëruar me një mbishkrim prekës, ku tregon se ka kaluar një periudhë të vështirë: “Kam kaluar muaj të mbushur me ulje-ngritje,” – shkruan Morena, duke lënë të kuptohet për betejat personale që ka përjetuar kohët e fundit.