Moraçanin: Nuk kemi biseduar për zgjerim të mundshëm të mazhorancës

TË FUNDIT

Në selinë e LSDM-së po zhvillohet takimi me partnerët e koalicionit, ku po diskutohet për zgjerim të mundshëm të koalicionit qeveritar në kuadër të arritjes së shumicës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.
Kryetarja e RDM-së , Maja Morachanin, para takimit deklaroi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë bisedë dhe as ndonjë informacion konkret për zgjerimin e mazorancës, përveç asaj që është përfolur nëpër media.

“Dua të dëgjoj së pari informacionin, çfarë po planifikohet, cili është qëllimi i një rritjeje të mundshme të mazhorancës, çfarë do të thotë si në aspektin programor ashtu edhe në atë të zgjidhjeve të personelit dhe sigurisht çfarë është e rëndësishme për RDM-në, ne duam të imponojmë që çështjet dhe temat që janë të rëndësishme për ne të realizohen”, tha Moraçanin para takimit.