“Monstra”, “Alfa”, “Lagjja e Trimave”… ku mbetën premtimet e LSDM-së? Flet Fatmir Bytyqi

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në ClickPlus në TV21 tha se qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk ndjehen më të rrezikuar siç më parë, pasi tani janë të lirë.

Megjithatë, i pyetur për premtimet e LSDM-së për rastet “Monstra”, “Alfa” dhe “Lagjja e trimave”, Bytyqi tha se ekzekutivi nuk ka mundësi të bëjë aq sa do të dëshironte, sepse do të kapej gjyqësori siç ishte në të kaluarën.

“Unë po flas për drejtësi sepse po e bëj paralelen me lirinë, me të pasurinë me lirinë për të jetuar dhe për të lëvizur lirshëm aty ku jetojnë.

Por ata njerëz janë në burg, nuk janë të lirë?

Po, është premtim i yni dhe për të cilin qytetarët kanë vetëm 8% besim, sepse është një mekanizëm aq i kapur, sa ekzekutivi nuk mund të ndikojë në atë masë sa që do donim, sepse do ta bënim të njëjtën që e kanë bërë të tjerët”, tha Bytyqi.