Vetëm tre njerëz në botë mund të udhëtojnë pa pasaportë

TË FUNDIT

Perandori japonez Naruhito, perandoresha Masako dhe mbreti britanik Charles III janë të vetmit persona që nuk kanë nevojë për pasaportë për të udhëtuar në një shtet tjetër, përcjell TV21. Në vend të pasaportës, mbreti britanik merr një dokument të veçantë, përmes të cilit autoritetet e vendeve të huaja kërkohen t’i mundësojnë kalim të papenguar, si dhe t’i ofrojnë siguri dhe ndihmë. Kjo është një privilegj që i takon vetëm atij.

Status të veçantë kanë edhe perandori japonez Naruhito dhe perandoresha Masako. Ky rregull është miratuar nga qeveria japoneze në vitin 1971, me arsyetimin se do të ishte e papërshtatshme që ata t’i nënshtroheshin të njëjtës procedurë si udhëtarët e tjerë. Në vend të pasaportave, ata posedojnë një dokument përkatës të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë.

Ky përjashtim vlen vetëm për ta, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes perandorake japoneze duhet të përdorin pasaporta të zakonshme. Nga ky rregull është i përjashtuar edhe Papa, i cili duhet të përdorë dokument të zakonshëm udhëtimi të lëshuar nga Shteti i Vatikanit ose nga shteti, shtetësinë e të cilit e ka.