Momenti kur policia nxjerr ariun e bllokuar brenda një veture

TË FUNDIT

Një ari i cili ishte bllokuar në një makinë është shpëtuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Nevadën veriore në SHBA dhe video e shpëtimit është bërë virale.

Banorët thirrën policinë pasi panë ariun e ngecur brenda makinës. Oficerët përdorën një copë litar të gjatë për të tërhequr derën nga një distancë dhe për të liruar kafshën.