Mojsovska: Fermerët kanë nevojë për sisteme të reja të vaditjes, si dhe rinovimin e sistemeve të vjetra

TË FUNDIT

Kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vajska Mojsovska sot tha se me urgjencë duhet të sigurohet sisteme të reja të vaditjes së tokave bujqësore por edhe rinovimi i të vjetrave, përcjell TV21. Mojsovska tha se këtë problematik vazhdimisht e kanë transmetuar te autoritetet dhe se do të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë, deri sa të plotësohet si kërkesë.

“Ne si organizatë me vite të tëra apelojmë dhe lobojmë drejtpërdrejt te Ministria e Bujqësisë për ndërtimin e sistemeve të reja, por edhe rikonstruktim dhe mirëmbajtje të sistemeve të vjetra dhe të rrënuara të ujësjellësit që kanë shumë defekte dhe në të cilat tani duhet tani të jenë të gatshme, të rinovuar, që mos t’i kemi problemet si në të kaluarën”, tha mes tjerash Mojsovska.