Përballë situatës së vështirë të zjarreve të shkaktuara nga thatësira e madhe në zona të shumta të Kinës, qeverisjet vendore bënë thirrje për vullnetarë me aftësi dhe përvojë për t’iu bashkuar ekipeve të shuarjes së zjarrit. Një numër i madh motoçiklistësh në Chongqing kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë front të madh të mbrojtjes civile.

Që nga e mërkura, Chongqing ka lëshuar alarmin e kuq, më i rëndi në sistemin e paralajmërimit me katër nivele, për temperatura të larta për 16 ditë rresht dhe një alarm të kuq për rreziqet e zjarrit në pyje për 20 ditë rresht, sipas autoriteteve bashkiake të Meteorologjisë.
Në kushtet e nxehtësisë përvëluese dhe thatësirës, zjarre të shumta kanë shkatërruar shumë pjesë të Chongqing. Që nga e marta, disa zjarre të mëdha janë vënë nën kontroll me përpjekjet e përbashkëta të zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit, organizatave sociale dhe banorëve. Nuk raportohet për viktima.

Sipas zyrës së menaxhimit të emergjencave të Chongqing të mërkurën, zjarret në lagjet Dazu dhe Tongliang të qytetit janë vënë nën kontroll dhe zjarre të tjera në rrethet Fuling, Kaizhou dhe Wanzhou janë shuar.
Përballë situatës së vështirë, qeveria vendore bëri thirrje për vullnetarë me aftësi dhe përvojë për t’iu bashkuar ekipeve të shuarjes së zjarrit dhe një numër i madh motoçiklistësh kanë luajtur një rol të rëndësishëm.

Sipas observatorit meteorologjik bashkiak, imazhet satelitore treguan se 23 zona në qytet kishin zjarre ekzistuese, duke përfshirë katër në Beibei dhe tre në rrethin Bishan, të vendosura në malet Jinyun të qytetit, një nga katër vargmalet kryesore.
Administrata Meteorologjike e Kinës dërgoi një avion me performancë të lartë dhe ekspertë në Chongqing të martën, për të ndihmuar në drejtimin e përpjekjeve të komunës për lehtësimin e thatësirës.

