Kandidati i koalicionit “Së bashku për Srebrenicën” për kryetar komune, Mladen Grujiçiq, fitoi 5,189 vota ose 67,22 përqind të votave në zgjedhjet e djeshme lokale, kumtoi kryetari i QKZ-së Zheljko Bakalar.
Sipas rezultateve të para, kandidati i koalicionit “Adresa ime është Srebrenica”, Alija Tabakoviq, fitoi 2,433 vota ose 31,70 përqind, transmeton portali RTRS.
Votat i përfshijnë edhe rezultatet nga vendvotimet ku zgjedhjet nuk janë përsëritur.