Mjekët e rinj presin me muaj për praktikën e paguar! Nëse nuk gjendet zgjidhje, thonë se do ta braktisin Maqedoninë

TË FUNDIT

Një grup mjekësh të rinj ankohen se nuk janë thirrur në praktikën gjashtëmujore me pagesë e cila është obliguese. Kërkojnë zgjidhje urgjente të problemit, sepse në shtator duhet të nisin specializimin. Ata vlerësojnë se kjo është padrejtësi dhe në rast se nuk dëgjohet kërkesa e tyre, thonë se do të detyrohen ta braktisin vendin.

“Jemi lënë në agoni dhe të shqetësuar për ardhmërinë tonë gjë që drejtpërdrejt reflektohet te ju. Çdo ditë dëgjojmë paradoksin e sistemit tonë, ku është në pah mungesa e mjekëve e në ndërkohë ne jemi lënë në pritje tek institucionet, duke pritur punësim ose praktike e cila na takon me ligj. Nëse nuk gjendet zgjidhje për situatën tonë, për fat të keq do të jemi pjesë e shumë padrejtësive të institucioneve që u bëhen punëtorëve shëndetësor. Edhe pse e duam shtetin dhe duam të qëndrojmë këtu do të detyrohemi ta lëshojmë vendin dhe të shkojmë diku ku na vlerësohet mundi dhe dija”, tha Ivana Baloska – mjeke.

Mjekët e rinj përveç përkrahjes institucionale, kërkojnë edhe përkrahje nga profesorët dhe mjekët.

Disa kolegë të tyre kanë filluar praktikën, por një grup tjetër nuk dihet se përse janë diskriminuar siç vlerësojnë ata.

“Disa kolegë e kanë filluar praktikën për praktikë të paguar prej 6 muaj në Mjekësinë e ndihmës urgjente, në Shtëpitë e shëndetit, përderisa pjesa tjetër ende presim. Ne çdo kohë jemi në dyert e institucioneve dhe kërkojmë përgjigje kur do të fillojmë me praktikën e paguar dhe nuk kemi ende përgjigje”, pohoi Simona Georgievska – grupi i mjekëve të rinj.

Mjekët e rinj shtojnë se janë bërë përpjekje nga Ministria e Shëndetësisë pas takimit me ministrin Ilir Demiri.  Pastaj në Ministrinë e Financave është paraqitur kërkesë për zgjidhje me procedurë urgjente, por ende nuk kanë marrë përgjigje.