Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e dytë zgjedhore Vllado Misajlovski sot njoftoi për 500 studentët më të mirë nga universitetet shtetërore punësime në institucionet shtetërore.
“Atë që ne e premtojmë në projektin tonë “Ripërtëritje për Maqedoninë”, atje secili nga të rinjtë mund ta gjejë veten, si të mbesin të rinjtë në Maqedoni, si të mbesin të mësojnë në universitetet më të mira dhe me të vërtetë ato njerëz më cilësor ta marrin vendin e merituar këtu në institucionet në Maqedoni”, deklaroi Misajllovski në Butel ku sot kishte më shumë takime me qytetarët.
Ai theksoi se siguria në Butel duhet të jetë në nivel më të lartë.
Qytetarët, siç tha Misajllovski, kërkojnë sa më shpejtë të fillohet me ripërtëritjen e Maqedonisë, por jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në shëndetësi këtu në Butel, në kulturë dhe gjithkund në njësinë zgjedhore 2./MIA
