Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës zgjedhore në Njësinë Zgjedhore 2, Vllado Misajllovski sot është për vizitë në Komunën e Kumanovës, ku theksoi se qytetarët gjithnjë e më shumë janë të zhgënjyer sepse në Maqedoni lulëzon krimi, korrupsioni, dhe valixhet Lui Viton dhe koha është për të thënë mjaft dhe secili të përgjigjet për atë që ka gabuar.
Misajllovski deklaroi se koha është të ndërrohet kjo që ndodh në Maqedoni.
Ai potencoi se LSDM nuk di të përgjigjet për atë që ka bërë, gjatë gjithë kohës gënjen në fytyrë se diçka është bërë, së pari ishin 500 kilometra autostradë, pastaj 600, që të bëhen 230 dhe nuk dinë të përgjigjen se ku janë ato 230, sepse nuk ekzistojnë.
“Do t’i pyes ku është Qendra klinike, sepse edhe për atë kanë thënë se është gati në përgatitje, ndërsa të mos i numëroj edhe punët tjera. Thonë se 95% e programit ka përfunduar, luajnë me inteligjencën tonë. Askush nuk guxon më shumë atë ta lejojë”, theksoi Misajllovski.
