Mucunski shprehu shqetësim për incidentin e armatosur në Uashington: Maqedonia qëndron së bashku me SHBA-në në mbrojtje të sigurisë publike!

TË FUNDIT

Pas incidentit të armatosur që ndodhi mbrëmë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, reagimet nuk kanë pushuar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, shprehu shqetësim të thellë për incidentin e armatosur që ndodhi gjatë këtij eventi.

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se dhuna nuk ka vend në shoqëritë demokratike, pavarësisht nëse ajo drejtohet ndaj liderëve të zgjedhur, zyrtarëve publikë, gazetarëve apo qytetarëve.

Ai gjithashtu theksoi se është lehtësim që presidenti amerikan Donald Trump, zonja e parë dhe pjesëmarrësit e tjerë në ngjarje janë të sigurt, ndërsa uroi shërim të shpejtë për pjesëtarin e plagosur të Shërbimit Sekret.

Mucunski shtoi se Maqedonia qëndron përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje të demokracisë, sigurisë publike dhe parimeve mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira.

“Incidenti në Uashington ka nxitur reagime nga shumë përfaqësues ndërkombëtarë dhe ka rihapur debatin për sigurinë në ngjarjet publike politike në SHBA. Jam thellësisht i shqetësuar nga sulmi i mbrëmshëm gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, D.C. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike – as kundër liderëve të zgjedhur, zyrtarëve publikë, gazetarëve apo qytetarëve. Ndjehem i lehtësuar që Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt, dhe uroj shërim të shpejtë për oficerin e Shërbimit Sekret të plagosur. Maqedonia qëndron përkrah SHBA-së në mbrojtje të demokracisë, sigurisë publike dhe parimeve që e bëjnë të fortë një shoqëri të lirë”, ka shkruar Mucunski.