Mirjana Pajkoviç dëshiron të themelojë parti politike, por i nevojitet ndihmë për emrin

TË FUNDIT

Ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, Mirjana Pajkoviç së fundmi ka zbuluar planet për karrierën e saj. Ajo në një podkast, ka bërë të ditur se shqyrton mundësinë për të hapur parti politike.

“Sa i përket mundësive profesionale, nuk ekziston vendim i asnjë organi që të më ndalojë të merrem me ndonjë biznes. Sa i përket mundësive politike, mendoj se kam të gjitha karakteristikat e skenës moderne politike. Mali i Zi është vendi ideal, nuk do të lëviz nga këtu. Tani më ka ardhur edhe një ide se si mund të quhet kjo parti politike. Për shembull – Hapi Evropian i Lirisë, ose shkurt EKS. Ose Partia e Hapit Evropian të Lirisë, ose shkurt…”, tha ajo.

Ajo shtoi se në skenën politike mungojnë politikanë të sinqertë me shpirt.

Ndryshe, Pajkoviç ishte protagoniste në një skandal politik që tronditi Malin e Zi, pas publikimit të videove dhe fotove me përmbajtje eksplicite, ku ishte i përfshirë edhe një tashmë ish-zyrtarë i lartë i shtetit, Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe ish-këshilltar për siguri i presidentit të Malit të Zi.