Kryetari i Komisionit të Ankesave pranë Këshillit për Etikë në Media, Mirçe Adamçeski, e konsideron si skandaloz propozim-ligjin për mospublikimin e ‘bombave’, të cilin dje e dorëzuan në procedurë kuvendore deputetët e koalicionit qeverisës VMRO-BDI.
“Përshtypja ime e parë ishte se është e pabesueshme, kurse përshtypja e dytë, duke parë se si po zhvillohen ngjarjet, se bëhet fjalë për skandal, mosrespektim të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare që Maqedonia i ka nënshkruar”, theksoi Adamçeski në intervistën e dhënë për emisionin “10 Minuta” të TV21.
Intervistoi: Vasko Magleshov
