Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet ligjore, me çka është hapur rruga për importimin e vaksinave anti-Kovid nga kompania “Fajzer”.
Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për ilaçet dhe mjetet mjekësore, parashohin futjen në qarkullim të vaksinës SARS COV-2. Ku, krahas personave juridik të paraparë më parë, kërkesë mund të parashtrojë edhe prodhuesi i ilaçeve me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues juridik i prodhuesit me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, filiali i prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë vendit dhe përfaqësi tregtare të prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Maqedonia e Veriut nuk ka filluar aplikimin e vaksinës, pasi fillimisht është dashur të kalojnë ndryshimet ligjore në Kuvend, që më pas të fillojë procedura e furnizimit na kompanitë e huaja./TV21
