Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj ushtarit që çairasit i quajti ‘inidanë’

TË FUNDIT

Vendosja e bankinave të betonit në Çairçanë të Shkupit nxiti reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa një person që po del të jetë pjesëtar i Armatës së vendit shkroi: “po për Zotin për indianët tamam është”.

Për këtë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, nga ku thonë se ata dhe Armata e Maqedonisë së Veriut ka “zero tolerancë” për diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes.

“Në lidhje me këto informacione, Ministria e Mbrojtjes kërkoi informacion nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës dhe ndërmori hapa për konfirmim të përgjegjësisë në aspekt të vlerave universale për mos diskriminim dhe barazi” shkruajnë nga Ministria e Mbrojtjes, duke rikujtuar se ligji për shërbim në ushtri si dhe rregullorja për komunikime me publikun në Armatë, janë të qarta për prishjen e imazhit të Armatës në çfarëdolloj mënyre, përfshirë edhe rrejtet sociale, se është e papranueshme dhe përbën lëndë për procedurë për vërtetim të përgjegjësisë disiplinore.

Nga MM shtojnë se nuk do të lejojmë lojë me imazhin e Armatës që është arritur në gjithë këto vite, si institucion që i pari aktivizohet në ndihmë për qytetarët, fakt që çdo ditë shihet edhe në këto kohë të vështira me pandeminë./TV21