Ministria e Kulturës, nëpërmjet një kumtese të dërguar në media, i është përgjigjur Azam Dautit të Shtëpisë Botuese “Shkupi” për kritikat në lidhje me refuzimin e projekteve kulturore.
Thonë se “Shkupit”, gjatë aplikimit i ka munguar korrespodenca me organizatorët, me të cilën vërtetohet pjesëmarrja dhe realizimi i tyre në panaire, deklaratat nga pjesëmarrësit/ bashkëpunëtorët në projekt, si dhe vërtetim për mjetet e siguruara nga burime tjera financiare.
“Një projekt për përkthim nga gjuha angleze në atë shqipe, që është refuzuar, ka të paraparë një autor përkthimi, person i cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dy projekte për të cilat Komisioni vërtetoi së përkthimi nuk është bërë nga origjinali dhe një projekt i cili nuk përmbante biografi, nuk kishte të dhëna për autorin apo çfarëdo informacioni tjetër. Në lidhje me aplikimet nga Shtëpia Botuese “Shkupi” për pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare të librit në Sofje, Tiranë, Stamboll dhe në Frankfurt, Ministria e Kulturës informoi se janë refuzuar aplikimet për shkak të mungesës të një pjese të dokumentacionit të domosdoshëm , në fakt konsumatori nuk ka të dërguar korrespodencë me organizatorët, me të cilën vërtetohet pjesëmarrja dhe realizimi i tyre në panaire, deklaratat nga pjesëmarrësit/ bashkëpunëtorët në projekt, si dhe vërtetim për mjetet e siguruara nga burime tjera financiare”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë, transmeton TV21.
