Pasi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska publikoi programin kulturor vjetor, kanë nisur reagimet nga aplikantët të cilëve u janë refuzuar projektet.
Kësisoj, Azam Dauti nga Shtëpia Botuese “Shkupi” publikisht, nëpërmjet mediave ka ftuar ministren që ta pranojë tërësisht projektin e “Shkupit”.
“Shfrytëzoj rastin që publikisht të ftoj Ministreshën e Kulturës, që në përputhje me programin tonë aplikues botues LETËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, që ka 10 libra të përkthyer nga gjuhë të huaja në shqip dhe Aplikimin për 4 panaire ndërkombëtare të librave (Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë), 8 projektet tona të refuzuara botuese dhe 4 pjesëmarrje tonën në 4 panaire të librave, të pranohen tërësisht“, tha Dauti në reagimin e tij.
Këtë kërkesë ai e ka dërguar edhe deri te kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Ai ka shtuar, se me këtë kërkesë nuk i duhet favorizim dhe as lëmoshë, pasi siç thotë, kanë arsyet e tyre që pse ky projekt duhet të financohet.
Si arsyetime i kanë dhënë:
1.Vetë titulli i projekti botues LETËRSI E SHPËRBLYER
BOTËRORE 2021, dëshmon se projekti ynë ka përfshirë vlera
të dëshmuara letrare nga letërsia evropiane dhe botërore.
Poashtu, aplikimet tona edhe në aspektin e respektimit të
kritereve teknike të Ministrisë së Kulturë, janë të përmbushura plotësisht.
2.Pjesëmarrja e ShB “Shkupi” në panairet ndërkombëtare
të librit në Franfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë është paraparë që botues shqiptarë dhe maqedonas bashkërisht (bashkëpunim midis shtëpive botuese “Shkupi” dhe “Prozart”) që si asnjëherë më parë duke tentuar të paraqesim më të mirën nga produksioni letrar në Maqedoni e Veriut./TV21
