Ministria e korrigjon raportin ditor: Jo 7, por 21 raste të reja nga Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka dërguar korrigjim për raportin ditor në lidhje me situatën me Covid-19.

Edhe pse në njoftimin e parë u tha se janë regjistruar 7 raste të reja, në korrigjim njoftojnë se për 24 orë janë regjistruar 21 raste të reja pozitive me Covid-19, transmeton TV21.

Numri i të shëruarve është po aq sa në raportimin e parë, 7 pacientë të shëruar dhe asnjë viktimë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë arrin 155.823. Numri i pacientëve të shëruar është 150.139, i viktimave 5.487, ndërsa i rasteve aktive 197.