Ministri Osmani në Dubai, realizoi takimet e para

TË FUNDIT

Osmani jep mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime

Edhe Bujar Osmani nga BDI ka shprehur përkrahje për grafën etnike në letërnjoftime. Në ClickPlus deklaroi se mungesa e një...

Nuk përjashtohet mundësia për bashkëpunim LSDM-BDI në zgjedhjet lokale, tha Osmani

Përvojat nga zgjedhjet paraprake dhe fakti se kemi një mandat të dytë qeverisës, janë një argument i mjaftueshëm që...

ASH-ja nuk është e përgatitur të jetë në Qeveri, tha Osmani në Click Plus

Duke folur për Alternativën dhe gatishmërinë e BDI-së që të bashkëqeverisë me të, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur...

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Paralajmërimet e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se po negociohet me dy deputetë të opozitës për të rritur...

Në BDI ka njerëz që kanë ambicie personale, tha Bujar Osmani në Click Plus

Zhvillimet e fundit në BDI dhe përplasjet mes eksponentëve, i ka komentuar Bujar Osmani në Click Plus. Ai e...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në Dubai realizoi takim me Ministren Shtetërore për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy, e cila është përgjegjëse për ndihmë ndërkombëtare, zhvillimore dhe teknike dhe drejtor kryesor i EXPO 2020 Dubai.

Temë qendrore e takimit ishte pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në EXPO 2020 Dubai, me ç’rast u vizitua Pavioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut që është në fazën finale. Në kuadër të bisedimeve Osmani shprehi mirënjohje për ndihmën e EBA-s për ballafaqimin me pandeminë Covid-19 që i është dhënë Ministrisë sonë të Shëndetësisë në muajin nëntorë, vitin e kaluar.

Në ditën e parë të vizitës, Osmani kishte takim edhe me Ministrin për Tregti Të Jashtme, Thani Ahmed Al–Zeyoudi, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar.

“Bashkëpunimi ekonomik mbetet si fokus kryesor i interesit tonë të përbashkët, kështu që mundemi të theksojmë se fushat kryesore të interesit tonë janë tregtia, investimet dhe turizmi”, theksoi Osmani.

Në kuadër të vizitës dy ditore të EBA-s, nesër Osmani në Abu Dabi, do të takohet me homologun e tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, me Ministrin për tolerancë dhe bashkëjetesë, Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al-Nahyan, Ministrin Shtetëror për Diversifikimin Ekonomik dhe Diplomacinë Ekonomike, Ahmed Ali Al-Sayegh dhe me Drejtorin ekzekutiv të “Hedayah International Center” për ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, Ahmed Al Qasimi.

TË NGJAJSHME