Ministri Mexhiti konfirmon dorëheqjen e Pëllumb Velës, tregon arsyen

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka konfirmuar dorëheqjen e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela, shkruan TV21. Mexhiti tha se dorëheqja vjen për shkaqe personale të Velës. Ndryshe, Mexhiti dhe Vela janë bashkëpartiak, respektivisht të dy janë kuadro të Aleancës për Shqiptarët.

Në lidhje me: Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela

“Po është për shkaqe personale, ka dhënë dorëheqje. Normal, këto janë funksione… në neurologji thonë tranzitore e kuptoni. Edhe këta funksione janë tranzitore, nuk janë të përhershme, kështu që normal, dikush vjen, dikush për shkaqe personale….Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush kur, po mendoj se ka qenë për shkaqe personale”, tha mes tjerash Mexhiti.