Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari sot për vizitë zyrtare në Slloveni, ku ka takuar homologun e tij Goran Klemençiç, si dhe dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, Branko Maslesha.
Gjatë takimit me ministrin Klemençiç, përveç për marrëdhëniet bilaterale në fushën e drejtësisë, ministri Jashari ka informuar homologun e tij lidhur me planin aksional për reformat gjyqësore
“Është kënaqësi për mua si ministër që sot vizitoj institucionet e drejtësisë në Slloveni duke marrë parasysh se pikërisht vendi juaj është një shembull i mirë për tu ndjekur në drejtim të përmbushjes së detyrave konkrete në gjyqësor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Dua të theksoj se dy vendet angazhohen për përforcimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të përhershëm”, theksoi Jashari.
Më pas, ministri i drejtësisë vizitoi edhe në Gjykatën Supreme të Sllovenisë dhe u takua me kryetarin saj, Branko Maslesha. Jashari dhe Maslesha në këtë takim biseduan për bashkëpunimin gjyqësor në mes të dy shteteve, për konventat e ratifikuara multilaterale, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve. Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se respektimi i këtyre konventave dhe marrëveshjeve nga ana e dy shteteve mundëson përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në materien penale posaçërisht në sferën e ballafaqimit me kriminalitetin.