Ministri i Administratës, Jeton Shaqiri pozitiv me Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, rezulton pozitiv me Covid-19. Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë ministri në rrjetin sociale Facebook. Ai shkruan se nga Covid-19 është duke u trajtuar në kushte shtëpie.

“Nga disa ditë jam duke u trajtuar nga Covid-19 në kushte shtëpie, gjendja ime shëndetësore është stabile dhe vjen duke u përmirësuar. Ju faleminderoj të gjithëve për kujdesin dhe për mesazhet e shumta që i kam pranuar! Shpresoj që së shpejti do t’i rikthehem aktivitetit të përditshëm. Duke ju uruar shëndet të plotë të gjithë ju dhe të afërmve tuaj, ju kërkoj që të bëni kujdes dhe të respektoni masat”, ka shkruar Shaqiri.