Bekteshi informoi se gjatë vitit të kaluar Ministria e Ekonomisë bëri ndryshime në Ligjin për partneritet publik privat i cili hap mundësinë që fondet e parashikuara në marrëveshjen e koncesionit me TAV Maqedoni, të destinuara për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip të ripërdoren për projekte me interes publik të shtetit. Ministri informoi se në periudhën e ardhshme Qeveria dhe koncesioneri do të nënshkruajnë aneks marrëveshje për konçesion me çka nga viti i ardhshëm do të filloj realizimi i projekteve që do të përfshihen.
