Sefer Emini është emri më i ri në listën e kryetrajnerit të Kombëtares së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski, për ndeshjet kualifikuese kundër Ukrainës dhe kundër Anglisë.
“Më duhet të filloj me lajmet e këqija. Bojan Miovskit dhe Darko Çurlinovit i uroj shërim të shpejtë. Miovski ka pësuar lëndim, kurse Çurlinov është i shtruar në spital në Beograd dhe shpresoj se gjendja e tij shëndetësore do të përmirësohet shpejt. Kemi një debutues, Sefer Emini, i cili me lojërat e tij në klub e meritoi thirrjen në kombëtare”, tha përzgjedhësi Blagoja Milevski./tv21.tv

