Mijëra punonjës shëndetësor në Spanjë protestuan kundër privatizimit të shëndetësisë

TË FUNDIT

Mijëra punonjës shëndetësor dje dolën në rrugët e qyteteve spanjolle që të shprehin mospajtim me idenë për privatizimin e shëndetit publik dhe kërkuan kushte më të mirë për punë. Ata njëherit u dhanë nderime kolegëve që vdiqën nga koronavirusi për shkak pajisjeve të pamjaftueshme për mbrojtje.

Me mantela të bardhë, maska për fytyrë dhe mbajtjen e distancës prej një metër e gjysmë, protestuesit u mblodhën në sheshin kryesor në Madrid, Puerte del Sol.

“Administrata shtetërore po na nënvlerëson dhe poshtëron”, tha Xhulian Ezkera, kryetar i sindikatës së mjekëve në Madrid. Në Barcelona, ​​qindra persona me mantila  të bardha dolën në rrugë në thirrjen e platformës “valë e bardhë”, duke u mbledhur para ndërtesës së qeverisë rajonale të Katalonjës. Ata kërkuan paga më të larta, kushte më të mira pune dhe kundërshtuan lënien e shërbimeve shëndetësore kompanive private të huaja. Ata paralajmëruan se kriza e koronavirusit e ka bërë sistemin e shëndetit publik edhe më të brishtë.

Në Spanjë secili i pesti pacientë, i infektuar me koronavirus, është punonjës shëndetësor./MIA