Atë që certifikata e përbashkët, standarde, digjitale për vaksinim do ta ofrojë është siguri, duke u lejuar qytetarëve të udhëtojnë të liruar nga kufizimet e karantinës, pasi që të vaksinohen, shkruan kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në shkrimin e tij për “Euractiv” dhe “Das Morning Briefing” kushtuar propozimit të Greqisë për certifikatë të përbashkët evropiane të standardizuar për vaksinim, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Thekson se nuk bëhet fjalë për “pasaportë të bazuar të vaksinimit” dhe qëllimi nuk është ta kufizojë mundësinë e qytetarëve për të udhëtuar, por është për zgjerim të lirisë së lëvizjes.
“Qytetarët me vend do të pyeten nëse kjo certifikatë mund të çojë drejt ndonjë lloji të kufizimit të lirisë sonë për të udhëtuar. Jo, diçka e tillë nuk do të ndodhë. Nuk duhet certifikatën për vaksinim ta përziejmë me pasaportë turistike. Qëllimi ynë nuk është t’i ndajmë evropianët në dy kategori, ata të cilët janë vaksinuar dhe ata të cilët nuk janë vaksinuar. Përkundrazi, dëshirojmë të krijojmë shirit të shpejtë të lëvizjes për udhëtimet (fast travel lane) për ata të cilët e kanë këtë certifikatë digjitale standardizuese”, shkruan Micotakis.
Plotësisht, sqaron se ata të cilët dëshirojnë të udhëtojnë, e nuk e kanë certifikatën, do të mund të udhëtojnë por nën rregullat ekzistuese, siç janë testi i obliguar PCR para nisjes, rapid testi gjatë arritjes dhe karantina ku nevojitet.
“Përmes vendosjes në tërë BE-në të një certifikate të përbashkët dakorduese dhe të standardizuar, digjitale për vaksinim, do të mundemi sërish ta hapim, t’i jetësojmë turizmin dhe rekreacionin dhe t’u mundësojmë qytetarëve (evropianë) lirisht dhe pa kufizime të lëvizin nga një vend në tjetrin, shkruan kryeministri grek në shkrimin e tij për “Euractiv” dhe “Das Morning Briefing”.
Për propozimin grek për certifikatë të përbashkët të standardizuat evropiane për vaksinim, do të bisedohet sonte në Samitin e BE-së, përderisa ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë greke Hristos Tarandilis në brifingun e rregullt me gazetarët tha se tani për tani, reagimet janë pozitive dhe shfaqi shpresë se ideja e Greqisë do të pranohet.
“Sipas meje, ajo është diçka që në mënyrë të pashmangshme do ta gjejmë para nesh. Nuk flasim për pasaportë. Sepse pasaporta është e obligueshme. ne flasim për certifikatë të cilën dikush e ka në mënyrë që të mund t’i ulë procedurat burokratike siç është testi për kovid para arritjes apo karantina pas arritjes në ndonjë vend. Këto gjëra dëshirojmë t’i pakësojmë”, tha Tarandilis dhe e la të hapur mundësinë që propozimi grek të vendoset në nivel bilateral me vende të tjera, posaçërisht në prag të verës.
