Rusia heq detyrat e shtëpisë për nxënësit e klasës së parë

TË FUNDIT

Rusia do të heqë detyrat e shtëpisë për nxënësit e klasës së parë, duke filluar nga viti i ri shkollor, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke iu referuar një dokumenti të Ministrisë ruse të Arsimit dhe Shkencës.

“Në klasën e parë, mësimi do të zhvillohet pa detyra shtëpie. Gjithashtu, është hequr dispozita që parashikonte një kohë totale prej një ore për kryerjen e detyrave të shtëpisë në të gjitha lëndët”, thuhet në dokument.

Më herët, sipas rekomandimeve metodologjike për organizimin e detyrave të shtëpisë në shkollat e arsimit të përgjithshëm, detyrat për nxënësit e klasës së parë lejoheshin, por duhej të futeshin gradualisht dhe koha e nevojshme për përfundimin e tyre nuk duhej të kalonte një orë.