Samos duroi, ka shkruar kryeministri grek Kirjakos Micotakis në “Tuiterin” e tij zyrtar, pas tërmetit të sotëm të fuqishëm me intensitet prej 6,7 ballë sipas Rihterit dhe u bëri thirrje në kudjes banorëve të ishullit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Paralelisht, Micotakis kumtoi se shpallja e masave të reja për ballafaqim me koronavirusin, për shkak të tërmetit, anulohet për nesër.
“Samos duroi. Një ekip qeveritar niset për në ishull që të ballafaqohet me problemet. Vazhdimisht informohem për gjendjen dhe u bëj thirrje banorëve në kujdes gjatë aktiviteteve pas tërmetit. Kumtesat për pandeminë do të publikohen nesër”, ka shkruar Micotakis në “Tuiter”.
