Micotakis dhe Jeronimos biseduan për mënyrën e festimit të Krishtlindjeve në Greqi

TË FUNDIT

Për mënyrën në të cilën këtë vit do të festohen Krishtlindjet në Greqi, në telefon biseduan kryeministri grek, Kirkiakos Micotakis dhe kryetari i kishës ortodokse greke, arqipeshkvi Jeronimos, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga kabineti i Micotakisit kumtojnë se gjatë bisedës është bërë fjalë “për rrjedhën e pandemisë në vend dhe për mënyrën në të cilën do të festohen Krishtlindjet në kushtet e posaçme këtë vit” dhe shtojnë se në ditët në vijim do të ketë edhe kumtesa zyrtare.

Bisedën telefonike e paralajmëroi zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun me gazetarë të hënën, ndërsa pritet deri në fund të javës, të kumtohen edhe vendimet për punën e kishave, floktaritë dhe shitoret e shitjes me pakicë që janë mbyllur për shkak të karantinës.