Mickovski: Evropën do ta sjellim para së gjithash për shkak se populli ynë e meriton këtë, kjo nënkupton evropianizim, standarde dhe vlera

TË FUNDIT

“Më lejoni në emrin tim dhe në emrin e VMRO-DPMNE-së ta uroj 9 Majin, Ditën e Fitores ndaj Fashizmit dhe Ditën e Evropës.

9 Maji e shënon momentin e kthesës në të cilin është definuar imazhi i ardhshëm i Evropës. Të mos harrojmë se partizanët, si trashëgimtarë të epopesë së Ilindenit dhe komitët luftuan për lirinë e cila u pagua shtrenjtë. Evropa është vlerë, por kjo është edhe dita kur duhet të festohet fitorja dhe solidariteti. Evropa ekziston si triumf ndaj regjimeve, shtypjeve, shkeljes së të drejtave të njerëzve.

Ripërtëritja do të fitojë dhe atëherë do të fitojnë vlerat evropiane.

Evropën do ta sjellim para së gjithash sepse populli ynë këtë e meriton, ndërsa kjo para së gjithash nënkupton evropianizim brenda, standarde dhe vlera. Vizioni për të ardhmen si e meritojmë.

Më lejoni edhe një herë tua uroj Ditën e Fitores ndaj Fashizmit dhe Ditës së Evropës.”

Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së