Mickoski viziton familjen e viktimave në Nershat, shkon për t’i ngushëlluar, por flet për fajtorët e tragjedisë

TË FUNDIT

Lideri i VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski shkoi në Nerasht të Tetovës për të vizituar një familje të viktimave nga tragjedia e spitalit.  Pas vizitës menjëherë publikoi një video në rrjetet sociale. E aty dëgjohet duke fajësuar autoritetet se po fshehin fajtorët.

“Tani vetëm po i fshehin gjërat, nuk ka qenë fajtor ky, nuk ka qenë fajtor ai, por kush është fajtor.

Nuk kanë pasur leje për ndërtim, as leje, as pajisje anti-zjarr, asgjë”, tha Mickoski.

Ndonëse shfrytëzoi rastin për ta sulmuar pushtetin, Mickoksi thotë se në Nerasht ka shkuar për të shprehur ngushëllime për familjarët.

 “Pak më parë isha me deputetin Aleksandër Veljanovski në Nerasht të shprehim ngushëllime dhe të bisedojmë me ata që ishin dëshmitarë në ngjarjen jo të këndshme që ndodhi në spitalin modular”, u shpreh Mickoski.

Mickovski me pesimizëm thotë që ky rast të zbardhet duke thënë  se deri sa ministrat janë  në vende të punës dhe kemi objekt që  nuk ta instaluar sistem kundër zjarrit edhe nuk ka leje për lëshim në përdorim dhe  në ana tjetër askush nuk është para përgjegjësisë.

“Derisa është aty ministri i Shëndetësisë që është më përgjegjës për atë situatë, deri është aty zëvendësi tij, nuk pres qasje në hetim. Shumë është e qartë njerëz, objekti është pa leje për lëshim. Duhet akoma të flasim këtu. Duhet përgjegjësi penale, këtu duhen dhjetëra vjet burg për ata që kanë lejuar të ndodhë”, shtoi Mickoski.

Mickoski për tragjedinë mes tjerash  pret  që fillimisht të ketë përgjegjësi morale dhe më pas edhe penale. Nga tragjedia në Tetovë jetën e humbën 14 persona, duke u djegur nga zjarri që kaploi spitalin modular.