Mickoski: Vetëm populli mund të mbush sallën e Kuvendit me deputetë

TË FUNDIT

Përbërja e mëparshme e Kuvendit dhe mandati i deputetëve ka skaduar me shpërbërjen e Kuvendit. Ata e rikthyen legjitimitetin tek qytetarët. I vetmi që mund të mbush sallën në Kuvend është populli. Nuk mundet as Zoran Zaev dhe as një grup deputetësh të përpiqen të shkelin Kushtetutën, kështu deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se prioritet i VMRO-DPMNE-së nuk janë zgjedhjet e parakohshme, por tejkalimi i situatës me koronavirusin.

– VMRO-DPMNE është gjithmonë gati për të mposhtur LSDM-në, por, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kur kemi pandemi të Covid-19, kur çdo ditë luftojmë me persona të infektuar dhe viktima, përballemi me krizë ekonomike, sanitare dhe arsimore, mbajtja e zgjedhjeve të parakohsme nuk është prioritet. Së pari duhet të luftojmë për shëndetin e qytetarëve, ta kthejmë ekonominë, dhe pastaj mund të mendojmë për zgjedhje, tha Mickovski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në zgjedhje nëse ato mbahen në fund të qershorit ose në fillim në korrikut.